Rutina Ditore 2 – 3 vjeç | |
---|---|
07:30 – 08:30 | Mikpritja dhe Mëngjesi |
08.30 – 09.30 | Rrethi i mëngjesit |
09.30 – 10.00 | Fruti |
10.00 – 11:00 | Zhvillimi gjuhësor, intelektual |
11:00 – 11:30 | Zhvillim social dhe fizik |
11:30 – 12:00 | Tualeti, përgatitja për drekën |
12:00 – 12:30 | Dreka |
12:30 – 13:00 | Tualeti |
13:00 – 14:30 | Koha e pushimit |
14:30 – 15:00 | Tualeti |
15:00 – 15:30 | Zemra |
15:30 – 16:30 | Këngë, lojra, lexim libri |
16:30 – 17:00 | Largimi për në shtëpi |
Ky program përfshin dhe trainimin për tualetin. Programi i jep fëmijëve njohuri, sociale, intelektuale, gjuhësore dhe zhvillim fizik. Mjetet në klasa janë të përshtatshme me grupmoshën dhe sipas programit javor. Raporti mësues fëmijë është 1:8 në klasë.
Mësueset tona krijojnë një mjedis të dashur dhe mikpritës që fëmijët të ndihen të mbrojtur dhe të sigurtë gjatë kohës që janë larg shtëpisë.
Fëmijët nuk kanë nevojë për trainim në tualet. Kur ju jeni gati të mbështesni fëmijën tuaj për heqjen e panolinit mësueset janë të gatshme t’ju ndihmojnë.
Materiale të shumta dhe lojra, koha e grupit në rreth, muzikë dhe punë krijuese mbushin aktivitetet rutinë të ditës.
- Fëmijët mësojnë aftësi sociale të tilla si: ndarja dhe loja me shokun dhe shoqen.
- Shenja verbale mësohen për t’i zhvilluar fëmijës të mësojë të shprehi vetveten. Ata mësohen të shprehin ndjenjat e tyre dhe si të zgjidhin ndryshimet midis të shprehurit verbal dhe fizik.