Foshnjat

Rutina ditore 6 muaj - 18 muaj
07:30 - 09:00Mikpritja dhe Mëngjesi
09:00 - 09:30Motorika fine, puzzle, blloqe, lojra
09:30 - 10:00Ndërrimi i panolinave, Fruti
10:00 - 10:15Aktivitete në oborr
10:15 - 10:30Art, lojra, muzikë, përralla
10:30 - 10:45Mësim të pjesëve të trupit, objekte dhe foto të ndryshme që të zhvillojnë të folurën
10:45 - 11:30Tualeti, përgatitja për drekën
11:30 - 12:30Dreka dhe tualeti
12:30 - 14:30Koha e pushimit
14:30 - 15:00Tualeti / Zemra
15:30 - 16:30Muzikë, lexim libri
16:30 - 17:00Largimi për në shtëpi

Programi i foshnjave është për fëmijët nga 6 muaj – 18 muaj dhe është hartuar për të takuar nevojat e këtij grupi. Raporti mësuese – fëmijë është 1:5. Stafi ynë tregon kujdes të veçantë për fëmijët duke siguruar një ambjent të ngrohtë dhe të sigurt. Fëmijët në programin për foshnjat janë të angazhuar në aktivitete që stimulojnë zhvillimin social, fizik, intelektual dhe gjuhësor.

Përqafime, biseda, lojra, muzikë e lehtë janë pjesë e këtij programi. Mësueset tona komunikojnë me prindërit nëpërmjet bisedave apo dhe raportit ditor në formë të shkruar në fund të ditës. Raporti ditor jep informacion të aktiviteteve dhe rutinës ditore gjatë gjithë kohës së qëndrimit të fëmijës në institucion.